Palmer: Marrëveshja Kosovë-Serbi thelbësore për tërheqjen e investimeve

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer dhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, vizituan sot Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Palmer me këtë rast tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit.

Duke falënderuar Odën Amerikane për promovimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, Palmer tha se rrjeti i Odave Amerikane përgjatë tërë rajonit paraqet një kornizë produktive për ballafaqim me sfidat aktuale me të cilat përballet rajoni.

Palmer shprehu dëshirën të dëgjojë nga anëtarët e Odës Amerikane mbi klimën lokale të biznesit si dhe klimën rajonale të biznesit, aspekte këto që zënë vend me prioritet të lartë në agjendën e SHBA-së për promovim të integrimit ekonomik rajonal, për uljen e pengesave në integrimin ekonomik dhe në lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit, duke i vlerësuar ato si një kornizë për integrimin e Kosovës në sistemin evropian, në mënyrë ideale si anëtare e BE, e që është edhe objektiv i SHBA-së për të ardhmen e Kosovës.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë folën për rëndësinë e një dialogu më të fuqishëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe sektorit privat, por edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, zhvillimin e kapaciteteve energjetike, si dhe trajnimin e fuqisë punëtore, thuhet në komunikatë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close