Kryeministri Kurti: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së në dialog, i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, “është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”.

Kurti i bëri komentet në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Dy zyrtarët po qëndrojnë në Kosovë, në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Është paralajmëruar se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të takohen kah mesi i qershorit.

Arsyeja e vizitës së përbashkët të Lajçakut dhe Palmerit merret vesh se është pikërisht përgatitja e takimit Kurti-Vuçiq.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011.

Procesi, i cili disa herë është vënë në pauzë, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kurti tha të hënën, pas takimit me Lajçakun dhe Palmerin, se dialogu “duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme”.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close