Presidentja Osmani nesër vendos për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Këtë për Express e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, i cili ka deklaruar se takimi i Presidentes është paraparë të mbahet të mërkurën me të gjitha partitë.

Po, me të gjitha janë paraparë për nesër”, ka deklaruar Kupina.

Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.

Disa nga partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhjet komunale.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close