OBSH miraton vaksinën kineze Sinovac-CoronaVac për përdorim urgjent

ATSH-AFP/ – OBSH autorizoi sot vaksinën kineze antiCOVID-19 Sinovac-CoronaVac për përdorimin emergjent, duke u dhënë vendeve, financuesve, agjencive të prokurimit dhe komuniteteve garancinë se kjo vaksinë përputhet me standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit, sipas faqes zyrtare të organizatës shëndetësore të Kombeve të Bashkuara.

“Botës i duhen dëshpërimisht sa më shumë vaksina kundër COVID-19, për t’iu përgjigjur kërkesave në të gjithë botën”, tha dr. Mariangela Simao, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e OBSH për Qasjen në Produktet për Shëndetin.

“Ne i nxisim prodhuesit të bëhen pjesë e COVAX, të ndajnë njohuritë dhe të dhënat e tyre, për të kontribuar në vënien nën kontroll të pandemisë”, shtoi ajo.

Komiteti i ekspertëve të OBSH-së për Vaksinat e rekomandoi këtë vaksinë, që kërkon dy doza në një interval dy deri në katër javë, për personat 18 vjeç e lart.

Kjo është vaksina e dytë kineze që merr dritën jeshile nga OBSH, pas Sinopharm.

“Efektiviteti i Sinovac është 100 % për të shmangur rastet më serioze dhe shtrimet në spital, në popullatat e studiuara”, specifikoi OBSH.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close