Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Vazhdon procesi i Legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës

Po vazhdon procesi i Legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës,  i cili ka filluar në korrik të vitit 2019.

Ushtruesja e detyrës së  udhëheqësit të Sektorit të Legalizimit në Drejtorinë e Urbanizmit, në Komunën e Prishtinës, Lindita Beqiri, në një përgjigje përmes postës elektronike për Radio Kosovën ka bërë të ditur se çdo ditë e më shumë është duke u rritur numri i qytetarëve që po aplikojnë.

“Procesi i Legalizimit në Komunën e Prishtinës është duke vazhduar dhe çdo ditë e më shumë është duke u rritur numri i aplikacioneve sidomos nëpër lagjet ku aplikuesit pajisen me Certifikatë të Legalizimit, andaj në këtë sektor shpresojmë që të ketë sa më shumë aplikues. Duke pasur parasysh numrin e madh të ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës, interesimi i qytetarëve është duke u rritur çdo ditë e me shumë”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i Kompanisë “ Geo Consulting” në Prishtinë , kompani e cila merret me përgatitjen e një pjese të dokumenteve të qytetarëve për procesin e legalizimit, Sabri Zylfiu, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se interesimi i qytetarëve është shumë i vogël.

“  Interesimi i qytetarëve të cilët po aplikojnë për procesin e legalizimit të objekteve, është shumë i ulët. Në këtë drejtim është bërë pak për të informuar qytetarët se cilat janë përfitimet dhe dobitë e legalizimit të pronave.”, tha ai.

Kostoja e pagesës për qytetarët të cilët aplikojnë për legalizimin e objekteve për një metër katror është 1 euro për objekte të kategorisë së parë, për shtëpi familjare, ndërsa 2 euro për objekte të tjera me karakter afarist. Afati i fundit për aplikim është deri më 4 shtator 2021./Radio Kosova

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close