Fillon faza e dytë e vaksinimit në Kosovë për profesionistët shëndetësorë

Fillon faza e dytë e vaksinimit në Kosovë për profesionistët shëndetësorë

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë me dozën e dytë të vaksinës AstraZenenca, njofton menaxheri i kësaj qendre të vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, tha ai.

Vaksinimi i profesionistëve shëndetësor që sot po imunizohen edhe me dozën e dytë të vaksinës, më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID.

Kosova aktualisht është duke vazhduar të vaksinoj qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe BE-ja për imunizim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nis vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close