Takimi me Vuçiq është për dialogun e ardhshëm, jo vazhdim

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti tha se në dialogun që do ta zhvillojë me presidentin e Serbisë në Bruksel, Aleksandar Vuçiq do të jetë përballja dhe takimi i tij i parë me të.

Kurti pas takimit që zhvilloi me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani në një prononcim për media tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë vazhdim i dialogut të mëhershëm, por vazhdim i dialogut të ardhshëm.

“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiqin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit  2020 në konferencës e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë ai.

I pyetur për partitë opozitare në vend se a ka arritur ndonjë konsensus në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ai tha: “Kam takuar dy, prej tre partive opozitare dhe përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvendin e  Kosovës në lidhje me gjendjen e deritanishme të procesit të dialogut të kaluar, për të shikuar se ku ndodhemi”.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close