OVL-UÇK kërkon dorëheqjen e ministres Gërvalla

Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Metush Kryeziu ka thënë se deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, janë me qëllim të njollosjes së punës së UÇK-së.

Ai në T7 ka thënë se deklaratat e saj janë të pamatura dhe të papjekura.

“Kjo sdo koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njollosjen e punës së ushtarëve të UÇK-së. cfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk I mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij edhe heshtja e kryeministrit Albin Kurti dëshmon se është në pajtim me deklaratat e Gërvallës.

“Kryeministri është dashur që të flasë me të. Heshtja e tij është një pajtim me të, mendoj. Kërkojmë që Qeveria të distancohet nga deklaratat e saj. Është mirë që ajo vet të jap dorëheqje e mos të vijmë në situate kur të organizojmë protesta”, ka thënë ai. /Express/

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close