I ngarkuari i qeverisë gjermane për lindjen e vendit kërkon mur ndaj ekstremistëve

I ngarkuari për Lindjen e Gjermanisë, Marco Wanderwitz mbron deklaratat në lidhje me gjermanolindorët.

Disa ditë para zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, I ngarkuari për Lindjen i Qeverisë gjermane, Marco Wanderwitz (CDU), u shpreh se është “shumë i shqetësuar për demokracinë në landet e reja federale”. Në të njëjtën kohë, ai mbështeti deklaratën e tij dhënë gazetës “Rheinische Post” se disa prej zgjedhësve të Gjermanisë Lindore i kishin kthyer shpinën në mënyrë të pakthyeshme demokracisë.

“Një pjesë e analizës sime është se një numër jo i vogël i zgjedhësve të AfD-së fatkeqësisht janë të humbur përgjithmonë për demokracinë. Në këtë aspekt, nuk ka zgjidhje tjetër, përveç ngritjes së murit të mbrojtjes prej tyre sa më lart të jetë e mundur,”tha politikani i CDU-së. “Kushdo që ka seriozisht qëndrimit ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës nuk mund të votojë për një parti ekstremiste të krahut të djathtë.”

Për zgjedhjet e landit në Saksoninë-Anhalt, sondazhet përkohësisht shihnin AfD-në përpara CDU-së në disa raste. Kohët e fundit, megjithatë, CDU-ja ka udhëhequr në sondazhe të ndryshme me katër deri në gjashtë pikë përqindjeje. “Unë jam plotësisht i bindur se AfD në Perëndim do të bjerë nën pesë përqind në një periudhë afatmesme. Në Lindje kjo përjashtohet plotësisht. Unë po përshkruaj një gjendje ekzistuese dhe të ngurtësuar”, thotë Wanderwitz.

Wanderwitz bën thirrje për demarkacion të qartë nga CDU

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje partisë së tij që të përcaktojë qartë dallimin nga ekstremistët e djathtë. “Unë jam i bindur se për ne si Bashkim është jetike të vëmë një vijë shumë të qartë ndarëse ndaj ekstremistëve të djathtë nga njëra anë dhe t’u drejtohemi njerëzve në mes të shoqërisë, nga ana tjetër”, i tha Wanderwitz “Rheinische Post”. Njëra lidhet drejtpërdrejt me tjetrën.

Në të njëjtën kohë, I ngarkuari për Lindjen i Qeverisë gjermane kritikoi ngurrimin brenda CDU për të identifikuar qartë votuesit e mundshëm të krahut të djathtë ekstremist në Gjermaninë Lindore. Kur u pyet pse nuk shprehen të gjithë kolegët e tij të partisë qartë për këtë gjendje të punëve, ai tha: “Epo, ja e shihni se sa jo-popullor bëhesh me këtë”.

Wanderwitz u kritikua kohët e fundit nga partia e tij pasi kishte thënë se një pjesë e popullsisë në Lindje kishte “pikëpamje të forta jo demokratike”. “Kemi të bëjmë me njerëz që janë socializuar pjesërisht nga diktatura në një mënyrë të tillë, sa ata nuk kanë arritur në demokraci edhe pas tridhjetë vjetësh,” tha Wanderwitzi, duke komentuar sukseset elektorale ndonjëherë të mëdha të AfD-së në Lindje.

Kryeministrat e landeve lindore të Gjermanisë kritikojnë kushtet

Të mërkurën është planifikuar një videokonferencë midis Wanderwitz, kancelares Angela Merkel dhe krerëve të qeverive të gjashtë landeve federale lindore të Gjermanisë. Kryeministrat u ankuan paraprakisht se Gjermania Lindore po diskriminohej.

Kryeministri i Saksoni-Anhalt-it, Reiner Haseloff (CDU) u tha gazetave të grupit mediatik Funke se tema e barazimit lindje-perëndim ishte “larg të konsideruarit e kryer”. Kryeministri i Thuringisë, Bodo Ramelow (majtas) i tha Rrjetit Redaksional Gjermani (RND): “Duhet theksuar qartë se ne në landet e reja federale kemi akoma probleme të veçanta që janë intensifikuar nga Corona”.

Kryeministrja e qeverisë së landit të Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore, Manuela Schwesig (SPD) tha se një temë e madhe për shumë vetë në landet e Gjermanisë Lindore mbetet barazimi i pagave dhe pensioneve.

aud (spie, dpa)/dw

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close