Reagon redaktori i gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”

Reagon redaktori i gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar sot gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, duket thënë se gazeta në fjalë ka përdorur pohime të pasakta në tekstin e intervistës së saj e që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

Për këto fjalë të Gërvallës ka reaguar redaktori gazetës në fjalë, Andreas Ernst, duket thënë se gazetari që e ka shkruar tekstin s’ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi indivduale.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK’së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i NZZ.

Ernst tutje i ka reaguar Gërvallës edhe për pohimin se pas qershorit 1999 nuk ka pasur UÇK, duke ia bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se UÇK’ja u shpërbë më 20 shtator 1999.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së thuhet nuk thuhet që UÇK’ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane, Andreas Ernst.

 

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close