Sot në Kosovë erdhi për vizitë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot në Kosovë erdhi për vizitë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj. Me këtë rast, në Ministrinë e Mbrojtjes, me nderimet më të larta ushtarake, ai u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramaj.

Në fillim ai u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë vëllazëror me gatishmërinë e plotë për realizimin e suksesshëm të planit të përbashkët në funksion të avancimit të mëtejmë të aftësive dhe kapaciteteve të mbrojtjes së dy vendeve si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Më pas, gjeneral Rama  dhe gjeneral Begaj zhvilluan takimin tête-à-tête për të vazhduar në takimin në nivel të dy delegacioneve. Me këtë rast, nga shefi i Departamentit të Planifikimit të SHPFSK-së, kolonel Agron Bajrami njoftoi rreth FSK-së dhe Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit.  Në vazhdim nga ana e gjeneral Ramës u vlerësua lart niveli i deritashëm i bashkëpunimit ushtarak, fokusi i takimit ishte angazhimi i përbashkët për realizimin e planit të përbashkët të veprimit bazuar në Marrëveshjen e re të bashkëpunimit bilateral të nënshkruar para disa ditësh në mes ministrave Mehaj dhe Peleshi. Gjatë diskutimit, gjeneral Rama e njoftoi gjeneral Begajn me zhvillimet në FSK si dhe të arriturat e deritashme, konkretisht me përfundimin e suksesshëm të operacioneve stërvitore në kuadër të “Defender-Europe 21”, procesin e realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, pjesëmarrjen e kontingjentit të parë në operacione ushtarake jashtë vendit, si dhe procesin e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë.

Nga ana e tij, gjeneral Begaj tha se e gëzojnë shumë të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së duke u zotuar për një bashkëpunim edhe më të intensifikuar në të gjitha fushat me mbështetje të pa rezervë për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit si dhe objektivave të përcaktuar të FSK-së në të ardhmen.

Më pas, gjeneral Begaj, vizitoi Qendrën Mjekësore të FSK-së ku nga drejtori i saj, Dr. Shkëlzen Syla u njoftua me organizimin, kushtet, ambientet, pasjisjet, stafin dhe funksionimin e Qendrës.

Në fund të vizitës së sotme, gjeneral Begaj i shoqëruar nga zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, vizitoi Qendrën për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së ku takoi edhe kadetë-studentët e Shqipërisë që studiojnë në këtë qendër krahas njoftimit me organizimin, plan programet dhe funksionimin e saj nga ana e komandantit të QSU-së, major Ali Haxhimustafa. Vizita e gjeneral Begajt dhe delegacionit të tij vazhdon edhe nesër me vizita dhe takime tjera.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close