Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vazhdim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kabineti i saj kanë përfunduar takimet me subjektet politike parlamentare, me të cilat është diskutuar data e zgjedhjeve lokale.

Në njoftimin e presidencën thuhet se në takime të ndara është diskutuar rreth datës së zgjedhjeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u.d. kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin AAK-së, Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK.

Presidentja Osmani i ka njoftuar subjektet politike se planifikon t`i bëjë ftesë BE-së për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.

Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close