Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Palmer: Ndryshimi i kufijve s`është në agjendë

Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të ndërsjellë.

Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili në një intervistë ekskluzive për RTK-nëKosovës, ka thënë se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur.

Sa i përket Asociacionit, Palmer ka thënë se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Më tej, ai deklaroi se vendimi për ndryshime kushtetuese, të cilat janë diskutuar së fundmi, i takon Kosovës.

“Kosova duhet të shoh se cilat janë mundësitë e saj, çka ka Kosova për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”.

Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer tha “nuk mendoj se është në agjendë një gjë e tillë. Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close