12 shenjat nga diabeti te pagjumësia

ATSH-ANSA/ – Ekzistojnë të paktën 12 simptoma të të ashtuquajturit ”Covid i gjatë”, që qëndrojnë për disa javë pas shërimit duke prekur organe të ndryshme, nga diabeti te humbja e shijes deri tek mjegullimi i syve dhe i trurit, sipas një studimi shkencor të botuara në revistën ”Business Insider”.

“Sindroma mund të prekë pothuajse çdo organ në trup”, shpjegon Ziyad Al-Aly, shef në spitalin mësimor të Veteranëve në St. Louis.

”Nuk është ende e qartë nëse simptomat janë shkaktuar direkt nga virusi ose nëse dikush shkaktohet nga stresi ose nga trauma e infeksionit. Sidoqoftë, njerëzit duhet të ndihmohen për të menaxhuar simptomat e tyre, veçanërisht nëse ato shoqërohen me sëmundje kronike”, shtoi ai.

Simptomat e konstatuara nga studimet e botuara deri më tani janë të ndryshme.

Simptoma të tjera të raportuara shpesh përfshijnë vështirësi në gjumë, gulçim, rrahje zemre të çrregullta, simptoma neurologjike si ankthi ose stresi, humbje e nuhatjes, simptoma të caktuara gastrointestinale, skuqje të lëkurës ose rënie të flokëve, dhimbje të muskujve dhe probleme të veshkave.

“Njerëzit mund të vuajnë nga Covid i gjatë dhe nuk e dinë sepse ata nuk dinë si t’i njohin simptomat”, theksoi Fidaa Shaib, një prej studiueseve.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close