Opozita në Izrael pajtohet për formimin e qeverisë së unitetit

Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Yair Lapid, udhëheqësi i partisë së qendrës, Yesh Atid, njoftoi se ka arritur të formojë koalicionin qeverisës me tetë parti tjera.

Formimi i qeverisë së re në këtë përbërje i jep fund udhëheqjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Rreth 30 minuta para se të kalojë afati në mesnatë Yair Lapid, e njoftoi presidentin Reuven Rivlin, se ka arritur të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re.

Sipas një marrëveshjeje kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të ushtrojë funksionin e kryeministrit dhe pas rreth dy vitesh do t’ia dorëzoj postin, Yair Lapid. Lapid u mandatua për formimin e një koalicioni qeverisës pasi Netanyahu dështoi në përpjekjen e tij, pas zgjedhjeve të 23 marsit.

“Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, ata që votuan për të dhe ata që nuk e votuan. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite”, tha Lapid në Twitter.

Më herët Netanyahu ka thënë se një koalicion i tillë qeverisës do të paraqiste rrezik për Izraelin. Qeveria duhet të votohet nga parlamenti.

Presidenti Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të votuar qeverinë. Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e shumicës në Knesset (Parlamenti i Izraelit) me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close