Bajrami>(LDK): Ministria të vendos që mësimi të zhvillohet me orar të plotë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pandemia COVID-19 ka goditur rëndë arsimin në vend.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Bajrami theksoi se organizimi i mësimit online ani pse në kohë rekorde, nuk e ka kompensuar në tërësi mësimin në shkollë.

“Kjo situatë përcillet me efekte të gjata. Është përgjegjësi e Qeverisë që të hartoj strategji dhe programe për kompensimin e mësimit të humbur dhe zvogëlimin e pasojave që ka shkaktuar COVID-19”, ka thënë Bajrami.

Ajo shtoi se më 11 mars 2020 kur OBSH shpalli pandeminë, Qeveria mori vendim për mbylljen e shkollave.

“Sikur në çdo vend të botës edhe te ne, MASHT-i në mars të vitit 2020, u detyruam që të ndërtonim një sistem të mësimit në distancë”, u shpreh Bajrami.

Ish-ministrja e arsimit, theksoi se pajtohen se arsimi nuk është në gjendjen që duhet të jetë, e kjo sipas saj është pasojë e okupimit.

“Pas rënies së rasteve me COVID-19, ne rekomandojmë që MASHTI të marr vendim që nga hëna që mësimi të zhvillohet në objektet shkollore dhe me orar të plotë”, u shpreh Bajrami.

Ajo kërkoi nga Qeveria Kurti që ta bëjë prioritet çështjen e arsimit, pasi që siç tha ajo kjo qeveri i ka numrat në Kuvend.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close