Gola(VV): Kompensimi i mësimit të humbur të merret seriozisht

Gola(VV): Kompensimi i mësimit të humbur të merret seriozisht

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për gjendjen në arsim, ka thënë se pandemia ka shkaktuar sfida të mëdha në fushën e arsimit.

Gola ka shtuar se ky debat është i rëndësishëm dhe shumë i duhur.

“Gjendja e arsimit gjatë pandemisë reflekton sfida për tërë globin, si dhe trashëgimi të degradimit prej dy dekadash. Pandemia ka krijuar efekte, të cilat do të ndihen edhe për një kohë të gjatë. Kjo pandemi ka krijuar një të ardhme me plot pa siguri”, ka thënë Gola.

Deputeti ka shtuar se kompensimi i mësimit të humbur duhet të merret me shumë seriozitet.

“Kalimi i mësimit online dhe ai në distancë nuk ka arritur të zëvendësoj mësimin në mjediset fizike. Qeveria duhet të standardizoj organizimin e mësimit online dhe në distancë përmes platformave të unifikuara. Deri më sot organizimi i mësimit në kushte pandemie ka qenë i pa unifikuar në nivel vendi”, u shpreh Gola.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close