Biden zgjeron listën e kompanive kineze ku ndalohen investimet amerikane

Biden zgjeron listën e kompanive kineze ku ndalohen investimet amerikane

Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjeruar listën e kompanive kineze, në të cilat investitorët amerikanë nuk mund të kenë aksione, për shkak të lidhjeve të dyshimta me sektorë kinezë për mbikëqyrje.

Biden ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv më 3 qershor, duke vënë theksin te ndalimi për investime në 59 kompani kineze.

Lista e re zëvendëson atë të mëparshmen, që ishte përpiluar nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e cila ndalonte investimet amerikane në kompani të mëdha për telekomunikime, ndërtime dhe teknologji.

Pas rishikimit të kompanive të futura në listë të zezë, ekipi i Bidenit ka hequr disa emra, por ka shtuar tjerë.

Urdhri i ri ekzekutiv do të nisë së zbatuari më 2 gusht dhe lista e kompanive do të përditësohet, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Lista e Bidenit shënjestron kompani të përfshira në teknologji të Kinës për vëzhgim, që përdoren për “shtypje apo abuzime serioze me të drejtat e njeriut”, të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, dëmtojnë sigurinë dhe vlerat demokratike të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Në mesin e kompanive të mëdha që kanë qenë dhe mbeten në listë janë: Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, Grupi për Komunikime Mobile në Kinë, Tekonologjia Huawei dhe korporata tjera.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close