Danimarka synon ta transferojë procesin e azilit në vende të treta

Parlamenti danez miratoi me shumicë një ligj që mundëson ngritjen e qendrave të azilit në vende të treta. BE-ja dhe UNHCR-ja shprehen me kritika.

Parlamenti danez që dominohet nga social-demokratët miratoi një ligj, sipas të cilit në të ardhmen procedurat e azilkërkuesve do të transferohen në vendet e treta. Sipas këtij ligji kush dëshiron të kërkojë azil në Danimarkë duhet të paraqesë një kërkesë për azil në kufirin danez dhe pas kësaj do të transportohen në një qendër pritjejeje në vende të treta. Në këto qendra azilkërkuesit duhet të presin deri sa të përfundojë procedura e azilit.

Danimarka është vendi i parë në BE që miraton një ligj të tillë, por nuk ka gjetur ende vende partnerë që do të jenë të gatshëm të ofrojnë qendra pritjeje për azilkërkuesit në Danimarkë. Në mediat daneze thuhet se Danimarka po zhvillon për qendra të tilla bisedime me Egjiptin, Eritrean dhe Etiopinë, si vende të mundshme partnere.

Në prill ministri danez për të Huajt dhe Integrimin, Mattias Tesfaye, zhvilloi në Kigali bisedime për ngritjen e një qendre të tillë në Ruandë, por deri tani nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje përkatëse.

Kurs i ashpër ndaj azilkërkuesve

Qeveria e Kopenhagës ndjek prej vitesh një kurs tepër të ashpër kundrejt refugjatëve dhe migrimit për vite me radhë. Së fundmi ajo e shpalli kryeqytetin sirian Damask si rajon të sigurt për t’i rikthyer refugjatët e luftës nga Siria atje.

Kryeministrja Mette Frederiksen e ka shpallur qëndrimin “zero azilkërkues në Danimarkë” si qëllim të politikës së saj. Edhe transferimi me detyrim i refugjatëve në pjesë të vendit, sepse disa zona të caktuara të qyteteve të qyteteve daneze janë shndërruar kinse në “geto” është pjesë e këtij programi.

Kritika nga BE-ja dhe UNHCR-ja

Komisioni i BE në Bruksel i kritikoi ashpër planet e reja të qeverisë daneze duke iu bashkuar shqetësimit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Përpunimi jashtë vendit i procedurave të azilit vë në thelb në pikëpyetje të drejtën për mbrojtje dhe nuk është në përputhje meligjet e BE-së dhe paktin e ri për migracionin dhe azilinu tha në Bruksel. Komisioni do ta shqyrtojnë me kujdes ligjin danez dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm, u njoftua më tej.

Përfaqësuesi i UNHCR-së tha se “me një ndryshim kaq drastik dhe kufizues të legjislacionit, Danimarka mund të shkaktojë një efekt domino në vendet e tjera evropiane, të cilat gjithashtu ka të ngjarë të shqyrtojnë mundësinë e kufizimit të mbrojtjes për refugjatët në territorin e tyre.”

Ringjallje e një ideje të vjetër

Danimarka po përpiqet të zbatojë një ide që qe shqyrtuar më parë në debatin evropian dhe qeveria në Kopenhagë po përdor tani  diskutimet e mëparshme duke argumentuar se sistemi aktual i azilit është çnjerëzor, sepse vetëm sa i shtyn refugjatët që të bëhen pre e kontrabandistëve dhe të marrin rrugën përmes Mesdheut, e cila është e rrezikshme për jetën.

Studiuesi i lëvizjeve migratore Martin Lemberg-Pedersen nga Universiteti i Kopenhagës thotë se ligji i ri ndikon gjithë sistemin e azilit në Danimarkë, i cili perceptohet gjithnjë e më shumë nga perspektiva e burgjeve, dëbimeve të detyruara dhe masave totalitare të policisë. “Prej disa vitesh politika e imigracionit të Danimarkës dominohet nga logjika e frikësimit,” thotë studiuesi./dw

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close