Inspektorati Policor i Kosovës merr konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Inspektorati Policor i Kosovës merr konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.

IPK thekson se është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.

“Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së”, thuhet në një komunikatë të Inspektoratit.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close