Gani Geci dënohet me 3 vjet e gjysmë burg

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vite e 6 muaj burgim lidhur me akuzën për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

Sipas aktgjykimit të shpallur të premten, nga gjykatësi Radosllav Markoviq, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.Geci u ngarkua edhe me shpenzimet procedurale në shumën prej 400 euro, paushallin gjyqësor në shumën prej 250 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit. Të gjitha këto pagesa duhet t’i kryejë në afat prej 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.Kurse, pala e dëmtuar për kërkesën pasurore juridike u udhëzua në kontest civil.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close