SHBA fillon shpërndarjen e vaksinave nëpër botë

SHBA fillon shpërndarjen e vaksinave nëpër botë

Shtetet e Bashkuara kanë filluar që të dërgojnë doza të vaksinës për Covid-19 jashtë vendit. Një ndër përfitueset e para është Koreja Jugore, ndërsa edhe Kosova është në mesin e 13 shteteve që do të marrin vaksina nga ShBA-ja.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, njoftoi përmes një postimi në Twitter se një milion doza të vaksinës së kompanisë “Johnson & Johnson” janë nisur drejt Koresë Jugore.

“Me këto doza ne po i garantojmë sigurinë dhe gatishmërinë e forcave koreane dhe amerikane. Miqësia mes dy vendeve tona është e thellë, sidomos në kohën e nevojave të mëdha”, shkroi Price në rrjete sociale.

 

Ndryshe, presidenti Joe Biden ka prezantuar një plan për dërgimin e 25 milionë dozave të vaksinës në vende të ndryshme të botës dhe ka thënë se do ta lehtësojë qasjen e shteteve tjera në furnizimet amerikane për prodhimin e vaksinave, shkruan Reuters.

 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se vendi i tij do të dhurojë vaksina pa pritur favore politike si kundërshpërblim. Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë rreth 19 milionë doza përmes programit COVAX.

 

Rreth 6 milionë doza do të dhurohen në Amerikën Latine, ndërsa 5 milionë të tjera në Afrikë

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close