Bashkimi Europian e konfirmon se ekziston “non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor!Ja nga kush u prpozua

Bashkimi Europian e konfirmon se ekziston “non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor!Ja nga kush u prpozua

Siç jeni në dijeni një “non-paper” i pretenduar slloven ngriti shumë pluhur në mes të prillit, si në Ballkan ashtu edhe në Slloveni. Ky dokument jozyrtar, botuar nga portali “Uncensored”, propozon një ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Përfundimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, ndër të tjera, përfshin ide rreth shpërbërjes së BiH dhe bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë,” thuhet në “non-paper”.

Edhe pse nuk kishte njohuri të sakta,megjithate ishte kuptuar se kishte një dokument i cili kishte dalë nga qarqe “të panjohura”,që jepte një udhëzim për përfundimin përfundimtar të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Tani është bërë e njohur edhe zyrtarisht se nga kush rrodhi ky dokument.

Këshilli i BE-së konfirmoi për agjencinë austriake të lajmeve APA se ekziston një dokument në lidhje me “non-paper” slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, nuk u bë publike sepse mund të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

APA i ka kërkuar Këshillit të BE-së të zbulojë “dokumente të të gjitha llojeve dhe në çdo gjuhë që do të kishte lidhje me “non-paper” sllovene ose iniciativa sllovene për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe diskutimet në lidhje këtë”.

Shërbimi i PR i Këshillit të BE tha se Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit “identifikoi vetëm një dokument” që plotëson kriteret e përmendura. Këshilli i BE-së e publikoi këtë mesazh në faqen e tij të enjten në mbrëmje, shkruan 24ur slloven.

Sidoqoftë, pasi shqyrtuan çështjen, ata vendosën të mos lejonin qasjen në dokument sepse çështja është qartësisht një nga përjashtimet e direktivës, sipas së cilës institucionet mund të refuzojnë qasjen në dokumente zbulimi i të cilave do të “rrezikonte interesin publik”.

/Përgatitur nga proinformacion.com

 

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close