80 mijë të vaksinuar në Kosovë

Vaksinimi i qytetarëve po vazhdon edhe sot në tërë Kosovë. Ndërkohë, vetëm sot janë vaksinuar rreth 1mijë e 300 persona.

Personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, më datë 5 maj 2021, janë ftuar me termine për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri sot në Kosovë janë aplikuar 80 mijë vaksina.

“Është duke vazhduar procesi i vaksinimit në sallën “1Tetori”, po ashtu edhe në nivel vendi me dozën e parë dhe me dozën e dytë të njëjtën kohë, aktualisht deri në këto qaste që ne flasim vetëm në sallën “1 Tetori” kemi 460 vaksina të aplikuara, ndërsa nëse i referohemi nivel vendit, kemi rreth 1300 vaksina të aplikuara…nëse flasim nga dita e parë të fillimit të vaksinimit, dozë të parë dhe dozë të dytë deri në këto çaste ne tani jemi tek shifra e 80 mijë vaksinave të aplikuara”, tha ai.

Qytetarët për t’u vaksinuar duhet të aplikojnë në e-Kosova, dhe të presin thirrjen nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinim.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close