Kryeministri Kurti duhet ta ballafaqojë popullin me “t’mirat e t’kqijat” që emisarët ia thanë/kërkuan ditëve të fundit sa qëndruan në Kosovë!

Kryeministri Albin Kurti,duhet me dalë para opinionit dhe me kallxue krejt e drejt,se çfarë po kërkohet nga Kosova për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
Përveç,gjanave që mund të mos jenë për opinion,ai do të duhej të na ballafaqonte neve popullin me të gjitha “t’mirat e t’kqijat” që emisarët ia thanë/kërkuan ditëve të fundit sa qëndruan në Kosovë!
Një gjë asht e qartë;përderisa Amerika nuk po merr anë dhe presioni politik nuk asht i koncentruar në Serbinë,por po thotë “ne jemi palë për të lehtësuar marrëveshjen”,tregon se kosova nuk asht në komoditetin e “një fëmije që fshihet pas babait” i cili qorton tjetrin,por në arenën e interesave politike ku duhet të jetë e qartë dhe të zgjedhë saktë udhën ma të lehtë për të dalë nga një gjendje ku e sollën klikat korruptuara që lidhje s’kanë me ba shtet.
Duhet shpëtohet ajo,çfare asht për t’u shpëtuar,se me sa po shohim ne me sjelljen tonë i kemi sjellë edhe aleatët tanë më të ngushtë në pozitë të palakmueshme, të cilët po mundohen që serish të na ngrisin në kambë për të ecur si i plagosuri që fillon të ecë në këmbët e veta pas lëndimit.
Diplomacia dhe realpolitika nuk janë shpresë,por dëshmi dhe punë.Dhe duhet ta kemi të qartë se jemi para asaj që quhet ;merre ose lëre.Këtu kemi ardhur,për fat të keq!
/Xhelil Arifi 05 qershor

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close