“Qendrat humanitare” në shërbim të shtrirjes së influencës së fuqive të mëdha dhe atyre rajonale në Ballkan?!

-E keni parë si duket Spitalit Rajonal Memorial në Fier?Ai objekt më tepër i ngjanë një kazerme ushtarake që pret që në një moment të caktuar të “mbushet me jeniçerë”,se sa një spitali modern!

-E keni parë simbolikën në hyrje të këtij spitali?Flamuri turk lë prapa flamurin kuq e zi,midis Shqipërisë sovrane duke ia treguar vendin që zë vendi i shqiponjave në mendjet e erdoganistave dhe vet Erdoganit.Shqipëria dhe shqiptarët për këto mendje janë vetëm pjesë e “vilajeteve” turke!!

“Miqësi,humaniteti,vëllazëria”,janë veç kamuflazhë në shërbim të rikthimit.

Një qender “Humanitare ruse” kemi edhe në Nish.Ajo ma s’paku është Qendër Humanitare.

Ajo është Qendër e shërbimit sekret rus,e cila në çdo moment mund të kthehet në një kazermë ushtarësh rus,të cilët do shërbenin si bazë për shtrirjen e veprimeve ushtarake në këtë pjesë të Ballkanit.

Qëllimi është i njejtë,shtrirja e influencës përmes institucioneve që thirren në emër humaniteti,sepse kjo është platforma më in e shekullit të ri ,në shekullin ku humaniteti po shkelet ma së shumëti.

Nga Xhelil Arifi 06 Qershor


 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close