Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Është liruar Faik Fazliu, flasin nga OVL

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu sapo është liruar pasi ishte arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur kreu i veteranëve, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook.

“Ju informoj se sapo u lirua ish-kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku.

Sipas Policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur një zyrtar policor i cili ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit inicohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti eshte nën hetime”, ka thënë Osmanollaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close