Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Sassoli: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

ATSH/ – President i Parlamentit Europian, David Sassoli bëri thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke konfirmuar se zgjerimi i BE-së do të jetë pozitiv për paqen dhe prosperitetin.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin dhe për Europën në tërësi duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor”, theksoi Sassoli, sipas medias gjermane “Funke Mediengruppe”.

Por se sa shpejt ata mund të anëtarësohen varet nga përmbushja e kritereve të pranimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Reformat duhet të përfundojnë ende në secilin prej këtyre vendeve”, theksoi Sassoli, duke shtuar se Bashkimi Europian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë progreset.

BE ka nisur tashmë negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate zyrtare.

Maqedonia e Veriut mori muajin e kaluar mbështetjen e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë për të filluar bisedimet me Bashkimin Europian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close