Aksident i rëndë në Ferizaj/Katër të vdekur dhe një i lënduar

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 dhe aty ishin të përfshira dy automjete civile  të udhëtarëve.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close