Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Marre për ju Milo, Xhufi dhe Gjinushi !

Nga  Fahri Xharra
“. Në daljen e parë të komisionit hartues, profesor Paskal Milo tha se ka boll fakte të reja që do të përfshihen në tekstin e ri.

“Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mid’hat Frashërin, i cili në 1-3 maj 1944 ka takuar Napoleon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”.

Ky i ashtuquajturi “fakt historik”, përbën një “zbulim” dhe një “lajm” për Paskal Milon, ndërkohë që sipas mendimit tim, është një tendencë politike e tij, sipas tipologjisë së propagandës së dikurshme komuniste, që paradamkoste personalitete historike për t’i njollosur dhe asgjësuar mandej”.(U.B)

Kështu mendohet  të rishkruhet historia ? 2000 faqe, 2 vjet, 15 akademik dhe 1 milion $
A jemi të vetdijshëm se çka janë duke na përgatitur këta akademik të cilët që 30 vjet mirren me politikë pa as një fryt akademik nga historis ynë?
 E dini që historia e jonë disa mijëra vjeqare qanë dhe
 vajton që ka rënë në duart e  këtyre ” akademikëve”?
 
Serbët vetëm per shtrembërimin e historisë së Kosovës i kanë shkruar në 20 vitet e fundit mbi 400 libra. Po këta të mjerë, çka shkruan?
Kosova ka probleme historike me serbët për tashëgimin e saj, dhe këta kapen tani me Mid’hat Frashërin dhe e rehabilitojnë Venizellosin që kreu krime mbi çamēt.
 
Para ca kohesh ishte aktuale shpërndarja e lekëve nga Greqia për gazetarët e mediumeve të ndryshme të Shqiperisë, do me thënë shitja e vetës tek grekët.
 
 
Fort po dyshoj që edhe ky 1 milion dollarësh mos është grek.
Nuk e dimë përbërjen e  të 2000 faqeve, por është shumë udhërrëfyese që parat janë greke pasi që nuk do të shkruhet asnjë fjalë për pellazgët dhe do të rehabilitohen krimet greke mbi çamët.
Grekët ende e  kërkojnë Vorio Epirin , akademikët dhe politikanët heshtin.
 
Kur do të jë Shqipëria e zonja që së paku me libra të mbrojë historinë e saj ?
 
Fahri Xharra 06.06.21
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close