CDU fiton qartë zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt

Në Saksoni-Anhalt u zhvilluan zgjedhjet për parlamentin e landit, që u ndoqën me shumë vëmendje në Gjermani, sepse ato ishin të fundit para zgjedhjeve për Bundestagun në shtator. CDU fitoi qartë kundrejt AfD (E akt.).

Në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt partia e kancelares Merkel, CDU, sipas prognozave të para ka dalë qartë forca kryesore politike në këtë land. (E akt.) Sipas rezultateve paraprake, CDU ka fituar 37,1% të votave dhe madje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016 ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin (29,8%).

Kurse partia tjetër, AfD, që konsiderohej rivalja kryesore e CDU, arrin vetëm 20,9% të votave, një rënie kjo krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, 24,3%. E Majta arrin vetëm në rreth 11%, kurse Të Gjelbrit që në shkallë federate në Gjermani kanë rezultate të mira, në këtë land kanë arritur vetëm 5,9%, sipas prognozave të para. Partia Socialdemokrate, SPD arriti rezultat të dobët, vetëm 8,4% një rënie kjo krahasuar me vitin 2016, kur SPD arriti 10,6%. Sukses arriti partia liberale, FD, e cila ka arritur sërish të futet në parlamentin e landit me 6,4% të votave.

Ziemiak: Rezultat sensacional

Urime për rezultatin e CDU-së në shkallë landi dhe kryeministrin e landit, Rainer Haseloff erdhën menjëherë të dielën nga qendra e CDU në Berlin. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak e quajti një „rezultat sensacional të mirë”, rezultatet e partisë CDU në këtë land, pas prognozave të para. Kjo është fitore personale për kryeministrin, Rainer Haseloff, por edhe për të gjithë ekipin e Unionit, tha Ziemiak për televizionin gjerman, ZDF.

Drejtuesi i degës së CDU-së për landin Saksoni-Anhalt, Sven Schulze u shpreh pas rezultateve të para, se CDU ka porosinë e qartë për të krijuar qeverinë. Rezultati është shumë i “gëzueshëm”, tha Schulze për ARD dhe falënderoi zgjedhësit. Kreu i degës së AfD-së për këtë land, Martin Reichardt u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij. “Mendoj, se mund të jemi shumë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai për radion MDR. AfD ka një pozicion të fuqishëm për pesë vitet e ardhshme.

Kandidatja për kancelare e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock pas rezultatit të partisë së saj në këtë land u shpreh, se është “e qartë që ne kemi shpresuar më shumë”. Të Gjelbrit dolën me një rezultat më të dobët, se pritshmëritë në sondazhe. Por situata në zgjedhjet e shtatorit do të jetë tërësisht tjetër, tha Baerbock. Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Lars Klingbeil shprehu keqardhjen për rezultatin e dobët të socialdemokratëve. “Ky nuk është rezultat i kënaqshëm”, tha Klingbeil, por ai nuk sheh ndonjë lidhje mes rezultatit në këtë land dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në shtator.

Në bazë të shifrave, kryeministri Haseloff mund të krijojë një koalicion me SPD dhe Të Gjelbrit, por do ishte i mundur edhe një koalicion mes CDU, SPD dhe FDP. Një bashkëpunim me AfD, Haseloff e hodhi poshtë kategorikisht para zgjedhjeve.

Zgjedhjet në landin e Saksoni Anhalt u panë si si test për atmosferën politike dhe partitë në Gjermani para zgjedhjeve për Bundestagun që zhvillohen në shtator, prandaj vëmendja ishte më e madhe. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte fillimisht më e ulët se pesë vitë më parë, por gjatë ditës numri i votuesve u rrit, pjesërisht u krijuan radhë të gjata para qendrave të votimit. 1.8 milionë votues e dhanë votën për parlamentin e ri deri në orën 18:00.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close