Aksion policor antidrogë kosovaro-gjerman, arrestohet një person

Aksion policor antidrogë kosovaro-gjerman, arrestohet një person

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për një aksion të njësitit anti drogë në rajonin e Prishtinës, që është bërë në koordinim me policinë gjermane.

Në këtë aksion, Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për kontrabandë me narkotik, derisa, është konfiskuar edhe 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikator, qindra fishekë si dhe dy automjete.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.  Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close