Gjermania kërkon heqjen e vetos nga shtetet anëtare të BE-së

Gjermania kërkon heqjen e vetos nga shtetet anëtare të BE-së

ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas i kërkoi sot Bashkimit Europian të heqë mundësinë e vetos që disponon secili nga shtetet anëtare me qëllim që Europa të mos jetë peng në kapacitetet e saj për veprim.

“Ne nuk mund të lejojmë të merremi peng nga ata që paralizojnë politikën e jashtme europiane me vetot e tyre. Ata që e bëjnë këtë luajnë, pak a shumë për një kohë të gjatë me kohezionin e Europës”, theksoi ai.

“Pra, e them hapur, vetoja duhet të zhduket, edhe nëse kjo nënkupton se ne mund të jemi në minorancë”, shtoi ai në një konferencë shtypi në Berlin.

Rregullat e Bashkimit Europian parashikojnë që vendime të caktuara, veçanërisht përsa i përket fiskalitetit ose në çështjet e politikës së jashtme, kërkojnë unanimitetin e shteteve anëtare.

Nga ky sistem lind mundësia që një vend të përdorë veton për të bllokuar, vonuar ose zbutur qëndrimet europiane.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close