Vendimi i Gjykates Kushtetuese per pronen e Manastirit ne Deçan eshte vendim “kolonial”

Nga Muhamet Kelmendi

Vendimi i Ghykates Kushtetuese te Kosoves ne vitin 2016 eshte tipik kolonial dhe nuk ka fare karakter ligjor ne thelbin e vete te arsyeshmerise gjoja juridike.

Me ate vendim eshte marre toka e qatetareve shqiptare dhe te komunes dhe iu ka dhene ne pronesi Manastirit.

Tash ky Manastir i ka rreth 80 h.toke.

Kjo forme e veprimit juridik mbeshtetet ne bazen koloniale dhe si e tille duhet te kundershtohet dhe kursesi mos te lejohet ekzekutimi.

Manastiri ka marre token e qatetareve deqanas dhe te komunes me vendim te Gjykates Kushtetuese dhe ka shtuar pronesi te paligjshme ne hapesire duke u shnderuar keshtu ne subjekt tipik kolonialo-juridik me vete vendim.

Ketu lypset te punohet ne dy drejtime:

  1. Ne kerkim te nje riperseritjeje te gjykimit mbi vendimin e Gykates Kushtetuese te Kosoves dhe

  2. Ne ngritjen e padise para Gjykates Evropiane ne Strasburg, kuptohet nese nuk vepron Gjykata Kushtetuese e Kosoves dhe nuk e anulon vendimin e vitit 2016.

Faktet ka mjafte.

Ka mbi 100 vjet qe toka ka qene ne posedim dhe edhe ne pronesi te deqanaseve dhe te komunes.

Ne ceshtjen pronesore ceshtja juridikusht eshte e qarte.

“Cdo pronesi e paluajteshme qe posedohet mbi dy decenje, pa kontestim juridik, kalon ne pronesi te posedueseve te prones se paluajtshme”.

Ketu buron e drejta e mosnjohjes se vendimit te gjykates.

Te vjene rende dhe eshte teresisht papergjegjesi juridiko-kushtetuese se si Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet e Republikes dhe pranoje intervenimet politike si tash te Ambasadoreve te vendeve te QUINT-it dhe nxorri nje vendim antikushtetues.

Ambasadoret e dine mire nga vendet nga vijne se prona eshte e drejte themelore dhe e paprekshme e cdo njeriut dhe te qytetarit te vendet demokratike.

Ajo nuk guxon te shkelet dhe qytetaret jane te paprekshem ne prone.

E ne Kosove pse duhet te veprohet ndryshe!

Jo.

Vendimi i gjykates eshte i padrejte, ndersa rruga qe kalon per Plave nuk duhet te anashkalohet me dhjetera kilometra, pse Manastiri nuk e lejon kalimin ne rrugen historike qe eshte perdorur nga deqanasit qe kane shkuar ne bjeshket e veta.

Vendimi kolonial i gjykates duhet kundershtuar nga komuna, qytetaret dhe nga Qeveria. Baze jyridike ka.

Intervenimi i Ambasadoreve te QUINT-it eshte politik dhe ka karakter jo ligjor ne te drejten e pronesise.

Nuk ka asnjeri qendrim a baze juridike vendimi gjykated dhe ate duhet me revizion te anulon vete Gjykata Kushteruese e Kosoves dhe pronen tua rikthej pronareve real.

Nese nuk veprohet keshtu duhet domosdo ceshtjen per te derguar ne Strasburg te Gjykata Evropiane.
Rruge tjeter juridike nuk ka .

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close