Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Përkujtohet artisti Gaqo Çako

ATSH – Në kuadër të muajit të muzikës ministrja e Kulturës Elva Margariti ka kujtuar sot këngëtarin dhe artistin Gaqo Çako.

“Kujtojmë sot tenorin e jashtëzakonshëm Gaqo Çako, një nga përfaqësuesit më të denjë të interpretimit të muzikës lirike në Shqipëri”, shprehet Margariti.

Gaqo Çako, është një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës lirike shqiptare. Artisti i përket atyre emrave që bënë historinë e kësaj muzike, sikurse janë edhe Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali etj. Studimet për kanto i përfundoi në konservatorin ”Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges dhe artistes Anna Soloviova. Për shkak të rezultateve dhe talentit të tij të rrallë menjëherë sapo u kthye në Shqipëri pas studimeve ai u emërua solist në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” ku do të zhvillonte edhe repertorin e tij artistik.

Për tri dekada ai ka qenë edhe tenori solist në teatër, ku edhe interpretoi mjaft role në vepra të mëdha në opera, si “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma” etj. Interpretoi edhe në opera të kompozitorëve shqiptarë si “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj,

Megjithëse ishte një këngëtar lirik, artisti këndoi edhe në rryma të tjera muzikore si në këngët popullore, këngët qytetare dhe në muzikën e lehtë, duke marrë pjesë edhe në festivalet e fundvitit në RTSH.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close