Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Dy nominime për sopranon Ermonela Jaho në “OPUS CLASSIC 2021”

ATSH – Sopranoja Ermonela Jaho është përzgjedhur me dy nominime, si këngëtarja më e mirë dhe albumi më i mirë solo “Anima Rara”, në OPUS CLASSIC 2021, Gjermani.

Sopranoja Jaho ka falenderuar OPUS CLASSIC për përzgjedhjen e CD-së “Anima Rara” me dy nominime.

Albumi i sopranos Ermonela Jaho i titulluar “Anima Rara”, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, të një tjetër soprano lirike të epokës së verizmit nga e cila edhe artistja ka marrë frymëzimin.

Në albumin “Anima Rara” Ermonela Jaho ka interpretuar 14 arie, ku për më tepër se një orë na servir muzikën klasike më elitare dhe që mbarë bota e vlerëson shumë.

OPUS CLASSIC, për muzikën klasike në Gjermani është krijuar për të promovuar muzikën dhe të gjithë artistët që lëvrojnë këtë lloj muzike elitare.

Ermonela Jaho nuk është hera e parë që fiton kompeticione kaq të rëndësishme ndërkombëtare, pasi edhe më parë ajo është vlerësuar me çmime si “Giacomo Puccini” në Milano, “Spontini” në Ankona, “Zandonai” në Rovereto, në vitin 2000 ajo rrëmbeu çmimin e artistes më të mirë lirike në Festivalin e Wexford-it etj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close