SHBA miraton medikament të ri për sëmundjen e Alzheimerit

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) miratoi të hënën ilaçin Aducanumab të kompanisë Biogen për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Aducanumab shënjestron shkakun themelor të Alzheimerit – formës më të zakonshme të demencës – dhe jo simptomat e tij.

Është medikamenti i parë që miratohet për këtë sëmundje qysh në vitin 2003.

Alzheimeri është një çrregullim i pakthyeshëm dhe progresiv i trurit, që shkatërron ngadalë kujtesën dhe aftësitë e të menduarit e pastaj edhe aftësitë për të kryer detyra të thjeshta.

Mbi 30 milionë njerëz në të gjithë botën mendohet se vuajnë nga Alzheimeri – shumica e tyre mbi 65 vjeç.

“Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje shkatërruese, që mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve të diagnostikuar, si dhe të dashurve të tyre”, tha Patrizia Cavazzoni, drejtoreshë e Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave, pranë FDA-së.

“Terapitë e disponueshme aktualisht trajtojnë vetëm simptomat e sëmundjes; ky opsion i trajtimit është terapia e parë që shënjestron shkakun e sëmundjes së Alzheimerit”, tha ajo.

Aducanumab u miratua me procedurë të përshpejtuar, e cila mund të përdoret për ilaçet për sëmundje serioze ose kërcënuese për jetën.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close