Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi kanë mbajtur konferencë për medie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, kërkoi të ketë kujdes në vozitje.

“Duhet të ketë rishikim të gjobave, p.sh përdorimi i telefonit, shkakton aksidente, por gjobat janë të vogla për përdorimin e tij”, tha Mehmeti.

Mehmeti me këtë rast tha se një prej shkaktarëve të aksidenteve është edhe periudha e pas mbylljes.

Ai tha se prej 1 janarit i kanë shqiptuar mbi 170 mijë gjobë, për të cilën Mehmeti shtoi se nuk ndihen krenar.

“Të gjithë pajtohemi që kemi një situatë e papranueshme dhe e keqe dhe të gjithë duhet të trajtojmë në aspektin secili nga këndi i vet. Pas një analize t’i shohim shkaktarët. Në Kosovë për disa vite po përballemi me fluks të madh të aksidenteve dhe në një far forme po janë shkaktar i humbjes së jetës. Studimet qe janë bërë kanë treguar se periudha pas mbylljes totale kanë treguar se ka rritje të numrit të aksidenteve dhe jo vetëm në Kosovë. Periudha pas mbylljes ka ndikuar edhe rastet kur është përdorur dhuna”.

“Policia është me dy operacione aktive njëra ka të bëjë me kyçje e mjeteve të motoçikletave. Gjatë dy javëve ne i kemi konfiskuar 120 skuterë në Kosovë dhe 100 vetëm në Prishtinë. Në operacion kemi të kyçur edhe automjete civile dhe polic që janë me rroba të civilëve, gjatë kësaj jave kemi filluar edhe operacionet përmes dronit. Prej 1 janarit Policia i ka shënuar mbi 170 mijë gjoba dhe kjo nuk është për t’u krenuar por jemi detyruar t’i marrim këto veprime”.

Mehmeti  tha se një prej masave që do të ndërmerret është edhe që shqiptimi i gjobave të bëhet në mënyrë digjitale.

“Problemi trafiku është i cili duhet të kyçen edhe pjesët e tjera të shoqërisë. Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhur ditët në vijim, do të ketë iniciativa për ndryshimin e ligjit për komunikacion që përgjegjësia të kalojë të shoferi”.

Mehemti i ka shprehur ngushëllime të gjitha familje që kanë humbur familjarët e tyre në aksidente rrugore.

 

Autor: RTKlive