Paloka: Kush mohon masakrën zgjedhore, mohon sakrificën e demokratëve

ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë sot një mesazh ku ka theksuar se kush mohon masakrën zgjedhore, mohon sakrificën e demokratëve.

“Të mohosh masakrën, manipulimin e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, pavarësisht se nga cilat interesa, motive apo detyrime nisesh, jo vetëm po mohon të vërtetën, por je duke mohuar dhe gjithë mundin e sakrificat e demokratëve që u përkushtuan me gjithçka në këtë proces!”, tha Paloka.

“Me vetëdije apo pa vetëdije, shërbim më të mirë nuk mund ti bësh Ramës në këtë moment”, ka nënvizuar Paloka.

“Çdo demokrat që do ta pranonte një gjë të tillë, do të tradhtonte veten dhe të gjithë ata që shpresën për largimin e të keqes e kanë tek PD”, shprehet Paloka.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close