Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë

ATSH/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Tiranës.

PD ankimoi në Kolegj Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që i shpalli të vlefshme zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

Kolegji Zgjedhor gjithashtu rrëzoi më herët në seancën e sotme kërkesën e PD-së për prova shtesë në qarkun e Tiranës, me arsyetimin se është e pambështetur në ligj e prova.

Kolegji Zgjedhor, ka rrëzuar më parë edhe paditë e opozitës për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close