Coronavirusi po dëmton shëndetin mendor të të miturve

ATSH-ANSA/ – Ankthi, gjumi, nervozizmi, çrregullimet e regresionit: këto janë efektet psikologjike të shkaktuara nga pandemia Covid në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, në një mostër prej 3 453 individësh ku 65% e fëmijëve ishte nën 6 vjeç dhe 71% mbi 6 vjeç kishte probleme të sjelljes dhe simptoma të regresionit.

Aktualisht 99% e tyre në botë në fakt po përjetojnë forma të ndryshme të kufizimit të autonomisë së tyre të lëvizjes, duke përfshirë pezullimin e vijimit të shkollës, ndërsa 60% jetojnë në vende me bllokime të pjesshme ose totale.

Efektet mund të menaxhohen dhe zvogëlohen sa më shpejt që prindërit dhe pediatrit të ndërhyjnë për të parandaluar që stresi të bëhet toksik.

Ka shumë studime që thonë se nivelet e larta të stresit dhe izolimit mund të ndikojnë në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve, madje edhe në planin afatgjatë, duke peshuar më shumë mbi ata që gjenden në situata të varfërisë ekonomike, sociale dhe arsimore.

Studimet theksuan se tek fëmijët nën moshën 6 vjeç, çrregullimet më të shpeshta ishin nervozizmi i shtuar, çrregullimet e gjumit dhe ankthit (shqetësimi, ankthi i ndarjes), ndërsa midis moshës 6 dhe 18 vjeç, çrregullimet e ankthit, ndjenjat e mungesës së ajrit dhe gjumit. /

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close