Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Nga libri “2000 kuriozitete”

2.
-Në verën e vitit 1931, Ali Asllani, kur ishte ministër i Shqipërisë në Athinë, bëri një takim me poetët Rabindranat Tagora, Kostis Pallamas dhe Ali Dinon. Ky i fundit ishte çam, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Grekë”. Në kujtimet e tij Aliu thotë se Tagora, poet i shquar, i vlerësonte lart poezitë e Aliut.

-Pas Luftës së Spanjës, në qytetin spanjoll Valencia, u bë Konferenca e Shkrimtarëve dhe Poetëve Antifashistë të botës. Në ‘të mori pjesë edhe shkrimtari i ri Petro Marko (nga Dhërmiu i Vlorës), pjesëmarrës i Luftës së Spanjës. Atje u njoh me shkrimtarët Ernest Heminguej (amerikan), Ilia Ehrenburg (rus), e të tjerë. Në kujtimet e tij Petro tregon se pati bashkëbisedim me Heminguejn. Ai, midis të tjerash i pati thënë: “Unë nuk e njoh gjuhën shqipe, që t’i lexoj romanet e tua, por e kuptoj nga fytyra dhe fjalët tuaja se shkruani bukur”.

-Në verën e vitit 1948 erdhi në Tiranë shkrimtari rus (atëhere sovjetik) Aleksandër Tvardovski, ish kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rusisë. Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të vendit tonë ishte Shevqet Musarai. Tvardovski shfaqi dëshirën të vizitonte ndonjë zonë të vendit tonë. I propozuan të vinte në fshatin Brataj të Vlorës, vendin e rapsodëve të shquar, dhe ai erdhi në këtë fshat. Ndenji pak ditë. U habit me mikpritjen e madhe dhe nderimin që i bënë. Mbajti shënim dhe, kur u kthye në Rusi, botoi në një nga veprat e tij “Kujtimet për Shqipërinë”. Një pjesë të madhe të tyre ai përshkruan fshatin Brataj dhe banorët e tij. Shkroi për malet e mahnitshëm, punën e madhe të fshatarëve për të siguruar jetesën, për rapsodin Selim Hasani, zakonet, këngët, por edhe për prapambetjen, si rrugët e vështira të krahinës, etj.

-Fatos Arapi është vlerësuar në një simpozium ndërkombëtar si një nga poetët më të mirë në Evropë.

-Komedinë “Karnavalet e Korçës”, një vepër e shquar e letërsisë sonë, e ka shkruar

Spiro Çomora. Ai ka lindur në fshatin Vuno të Vlorës.
…………………………………….
(Shkëputur nga libri “2000 kuriozitete”)

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close