Kryeministri Kurti :Serbia e fshehu dhe e portretizoi Mladiqin si hero

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin e ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi sot dënimin e përjetshëm për Ratko Mlladiq. Në vendimin e shkallës së parë, Mlladiq u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e padisë, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë.

Mlladiq ka qenë në kërkim për shumë vite pas luftës, ndërkohë që u arrestua përfundimisht rreth vitit 2010. Kurti, qe reagoi pas plot 8 orëve prej kur u morr vendimi, thotë se ai u fsheh nga shteti i Serbisë, nga i cili u portretizua edhe si hero.

 

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Kurti ka thënë se mohimi i krimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje duhet të marrë fund.

 

“Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, shtoi ai.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close