Presidentja Osmani: Qëllimi i Mladiqit dhe i Millosheviqit ishte gjenocidi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të kriminelit Ratko Mladiq, duke thënë se ai bashkë me “Kasapin e Ballkanit” kishin për qellim gjenocidin.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka thënë ajo në llogarinë e saj zyrtare në ‘Twitter’.

Ajo në reagim ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se “drejtësia dhe pajtimi janë themeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje ajo.

Lidhur me vendimin e Tribunalit të Hagës për përgjegjësin e më se 8 mijë të vrarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, reagim ende nuk ka bërë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, ndërkaq, ka gjetur kohë që të publikojë një shkrim rreth një filmi me autore një kosovare, por jo edhe të reagojë për ngjarjen që u raportua e u reagua nga e gjithë bota.

Apelit i Tribunalit të Hagës gjatë ditës e shpalli fajtor Mlladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djemë myslimanë.

Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close