Mblidhen sot tri Komisione Parlamentare

Mblidhen sot tri Komisione Parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës, sot do të mblidhen tri Komisione Parlamentare.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të mblidhen këtë të mërkure.

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të mblidhet në ora 10:00 do të raportoj komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama. Pas këtij raportimi komisioni do të shqyrtoj raportin e panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që po ashtu do të mblidhet në ora 10:00 do të vazhdoj shqyrtimin e raportit vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.

Në këtë komisioni do të ketë edhe raportim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (Agjencia e Statistikave të Kosovës) lidhur me regjistrimin e popullatës.

Po ashtu do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2021.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do ta shqyrtoj propozimin e për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Ky komision që do të mblidhet në ora 11:00 do të shqyrtoj edhe aplikacionet e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe do të formojnë grupin e punës për shqyrtim të aplikacioneve të kandidatëve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsion.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close