Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Sonja Biserko:Ratko Mlladiq – gurë prove në rrugën e Serbisë drejt Europës

Dënimi „i përjetshëm“ ndaj Ratko Mlladiqit u dha në Hagë. Por kjo gjë nuk do të bëjë që Serbia të ndryshojë qëndrimin lidhur me çështjen e përgjegjësisë që ka pasur në luftrat e Jugosllavisë, mendon Sonja Biserko.

Gjenerali serb Ratko Mlladiq, njihet mirë nga publiku ndërkombëtar, jo vetëm për krimet që ka kryer në Kroaci dhe Bosnjë- Hercegovinë gjatë luftrave jugosllave nga 1991 deri 1995, për të cilat u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm. Por, edhe sepse falë ndihmës nga qeveria demokratike e Serbisë ai arriti të qëndronte i fshehur 16 vjet me radhë, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Ditën e martë (08.06) Mekanizmi Ndërkombëtar i mbetur për shqyrtimin ad-hoc të çështjeve, e la në fuqi dënimin e dhënë për Mlladiqin. Gjykatësi i Insitucionit që pason Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së për krimet në Jugosllavi (UN ICTY), i vlerësoi si të drejta dhjetë nga 11 pikat e akuzës, duke e quajtur Mlladiqin fajtor mes të tjerash për vrasje masive, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe rregullave të konflikteve të armatosura. Dënimi i Mlladiqit vazhdon të mbetet: i përjetshëm.

Dëshmohen faktet dhe bëhen publike

Puna e gjykatës që quhet „Tribunal i Hagës” është shumë e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse ka dëshmuar shumë nga faktet e luftrave në ish-Jugosllavi dhe i ka bërë ato publike. Pavarësisht se në rastin në fjalë mungojnë dëshmitë për lidhjet e Mlladiqit me Beogradin, kryeqytetin serb, për shembull me ish-pushtetmbajtësin Sllobodan Millosheviq dhe persona të tjerë drejtues. Gjithë emrat e tyre u përmendën në akuzën drejtuar kundër Millosheviqit në vitin 1999. Dënimi më 1997, i Dusko Tadiqit, personit të parë që u akuzua në Hagë, tregoi se në luftën e Bosnjës kishim të bënim me një konflikt ndërkombëtar.

Kurse në rastin e Ratko Mlladiqit, Gjykata e Hagës nuk është marrë me konfirmimin e lidhjeve të tij me Serbinë, as me vrasjen masive të dokumentuar mirë në gjashtë komuna të tjera boshnjake menjëherë në fillim të luftës më 1992, për të cilat akuza bën përgjegjës gjeneralin, por  gjykatësi nuk e ka përfshirë në dhënien e dënimit.

Legjenda e “luftrave çlirimtare serbe”

Të gjitha vendimet e marra nga Gjykata e Hagës shihen në Serbi edhe sot si antiserbe; 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kroaci dhe Bosnjë në diskutimet serbe flitet vetëm për krimet që kanë bërë kriminelë lufte nga kombet e tjera. Fakti, që shteti serb vetë nuk ka nxjerrë në gjyq asnjë person për veprimtaritë kriminale, bën që përgjegjësia që ka pasur Serbia për luftrat dhe krimet e luftës të vazhdojë të mos pranohet.

Në vend që të pranohet përgjegjësia, thuhet se në Bosnjë është bërë „luftë çlirimtare e serbëve” dhe se fajin për shkatërrimin e Jugosllavisë e ka fundamentalizmi islamik. Në thelb të këtij qëndrimi u krijua një mënyrë e të treguarit të historisë që e prezanton Serbinë kryesisht si viktimë, ndër të tjera të stigmatizuar nga e gjithë bota për shkak të afinitetit me Rusinë.

“Tërthorja e gjelbër”

Faktikishtgjenocidi i Srebrenicës1995 ishte pjesë e një strategjie serbe, e cila shihte një lloj korridori mysliman që fillonte me qytezat boshnjako-lindore dhe dy zonat e tjera të mbrojtura nga OKB-ja, Zhepa dhe Gorazhde, dhe pretendohej se lidhte Sarajevën me Turqinë nëpërmjet rajonit të banuar kryesisht me myslimanë të Sanxhakut, si dhe me Kosovën dhe Shqipërinë, po ashtu me shumicë myslimane.

Sipas interpretimeve serbe kjo „tërthore e gjelbër” përbënte rrezik për Europën Prandaj që me fillimin e luftës më 1992, Srebrenica ka qenë objektiv i Mlladiqit. Dhe kjo mënyrë trajtimi e historisë është aktuale edhe sot në Serbi.

Lufta në Bosnjë vuri në provë besueshmërinë dhe vlerat e vetëdeklaruara të Perëndimit- dhe Srebrenica diskretitoi gjithë komunitetin ndërkombëtar. Nga pikëpamja morale, Srebrenica ka qenë moment i kthesës në Luftën e Bosnjës, por njëkohësisht simbol për indiferencën dhe injorancën e vendeve perëndimore ndaj vrasjeve që bëheshin në Ballkan.

Prandaj, Srebrenica bëri që kudo në botë të zhvilloheshin diskutime serioze, vetëm në Serbi jo. Rezoluta e OKB e vitit 2015, për pranimin e gjenodicit në Srebrenicë, ishte një përpjekje për të zhvilluar një mënyrë të përbashkët të tregimit të historisë dhe për të emëruar një ditë ndërkombëtare përkujtimore për 8 mijë viktimat e masakrës. Shumë vende e kanë nënshkruar ndërkohë këtë rezolutë, disa vende të tjera jo, mes tyre janë Rusia dhe Kina.

Faji nuk pranohet

Ndërkohë që Bosnja lufton me mish e me shpirt për të pasur një shtet pluralist funksionues, në Beograd rehabilitohen kriminelët e dënuar nga Haga. Ata trajtohen si heronj kombëtarë, që kanë sakrifikuar për „çështjen serbe”.

Prandaj edhe dhënia e dënimit në procesin e apelit për Mlladiqin, kriminelin më të tmerrshëm serb të luftës, nuk do ketë ndonjë efekt të veçantë në Serbi. Interpretimi që Serbia i bën shpërbërjes së Jugosllavisë e ka bërë të pamundur pranimin e fajit. Transformimi radikal i shoqërisë serbe do e bëjë të mundur që elitat serbe të ballafaqohen me të vërtetën dhe t‘ujapin përgjigje:

Pyetje vendimtare

A jeni dakord të pranoni se institucionet e ushtrisë jugosllave dhe shërbimet sekrete të Serbisë kanë qenë zbatues të politikës së Millosheviqit për Serbinë e Madhe?

Që ka pasur deportime dhe masakra kundër civilëve të përmendur me emër, për shkak të përkatësisë së tyre kulturore dhe fetare?

Që ka pasur dëshmi për nxjerrjen e trupave pa jetë të viktimave nga varret për t’i futur në varre masive sekondare dhe të treta dhe, që ka pasur gjatë këtij procesi gjymtime dhe nganjëherë djegie të trupave pa jetë të të vdekurve?

Që ka pasur shkatërrime me qëllim të trashëgimisë kulturore dhe fetare, për të zhdukur identitetin etnik dhe fetar të komuniteteve jo serbe?

Që mungesa e vullnetit të elitave politike dhe kulturore të Serbisë për trajtimin e përgjegjshëm të së kaluarës serbe përbëjnë pengesë në perspektivën e Serbisë për pranim në BE?

Që vazhdimi i relativizimit të përgjegjësisë që Serbia ka pasur në luftrat jugosllave pengon normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve dhe vetë njerëzve të Ballkanit Perëndimor?

Që ky relativizim bën që shoqëria serbe të izolohet në një sistem autist dhe të prapambetur vlerash?

Që ligji themelor i vendosjes para përgjegjësisë për veprimtari të caktuara është një nga elementet kyç për arritjen e shtetit të së drejtës në Serbi?

Pa konfrontimin me Ratko Mlladiqin dhe krimet e tij, Serbia nuk mund të kthehet në shoqëri moderne, europiane.

 

Sonja Biserko është një nga aktivistet më të njohura të të drejtave të njeriut në Serbi. Që nga viti 1994, ajo është presidente e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close