Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Dialogu Kosovë-Serbi në agjendën e samitit të G7

Në mesin e temave të diskutimit në këtë samit që është dalja e parë në arenën ndërkombëtare e presidentit amerikan Joe Biden pas zgjedhje, do të jenë dhe Ballkani Perendimor dhe rruga e tij drejt integrimeve euro-atlantike. Në mënyrë më specifike pritet të preket dialogu Kosovë-Serbi.

Për tre ditë nga datat 11 deri më 13 qershor, qyteza e vogël bregdetare, Carbis Bay në Cornwall të Britansë së Madhe do të jetë qendra politike e botës.

Aty do të mbahet takimi i liderëve të shtatë vendeve më të industrializuara, SHBA, Kanada, Gjermani, Itali, Japoni, Britani e Madhe.

Këto pika në agjendë as nuk i pohoi e as mohoi një zyrtar i lartë nga Samiti i G7.

“Udhëheqësit pritet të diskutojnë një sërë çështjesh aktuale të politikës së jashtme. Ne nuk mund të komentojmë mbi pikat specifike të agjendës në këtë fazë “ thuhet në përgjigjen për Klan Kosova.

Paraprakisht ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas i cili të martën tha se në samitin që mbahet pas disa ditësh padyshim se do të flitet për procesin e integrimeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor.

Ato janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja Herzegovina dhe Serbia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close