Presidenti amerikan,Biden para vizitës së tij në Europë ka një porosi të qartë për Rusinë dhe Kinën

Presidenti i SHBA Joseph Biden po përgatitet të nisë turneun e tij të parë jasht vendit që nga marrja e detyrës.

Pika e parë e turneut të tij është Britania e Madhe, ku ai do të marrë pjesë në samitin e G7, dhe pas kësaj ai do të takohet me udhëheqjen e NATO-s dhe BE-së në Bruksel, dhe pastaj më 16 qershor,pason një samit me presidentin rus Vladimir Putin .

Para kësaj vizite në Europë ,presidenti amerikan ka dashur që t’ia bëjë të qartë Rusisë dhe Kinës se Shtetet e Bashkuar dhe Europa do jenë në një aleancë të fortë.

Biden thekson se ai dëshiron t’i dërgojë një sinjal Rusisë dhe Kinës që Amerika dhe Evropa janë të bashkuara.

“Forcimi i aleancës. Putinit dhe Kinës t’iu bëhet e qartë se Evropa dhe Amerika janë të lidhura fort,” tha Biden pak para se të nisej për Britaninë e Madhe.

Ai gjithashtu pranoi se nuk e dinte nëse ai dhe kolegu i tij rus do të arrinin të bien dakord mbi çështjen e sigurisë kibernetike, por se kjo do të jetë tema e bisedimeve të tyre.

Përgatitur nga proinformacion.com/

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close