​Këta janë disa nga kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet lokale në disa prej komunave.

Këta janë kandidatët:

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri;

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close