Presidentja Osmani pritet me nderime nga presidentja estoneze Kersti Kaljulaid

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderim të lartë në Estoni nga presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Gjatë ditës, Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Parlamentit të Estonisë, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Këtë vizitë në Estoni, Osmani e ka cilësuar si mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin, i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.

Presidentja ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve. Sipas Osmanit, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.

Dita e dytë e vizitës së Osmanit, do ti kushtohet agjendës transformuese digjitale me çrast do të bëhen vizita në ‘E-Estonia Briefing Center’ dhe ‘Telliskivi Creative City’.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close